Rrëfimi i ndjerë i Pëllumb Piperos: Jam rritur jetim, ishim 7 fëmijë e duhet të punoja

“Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain…”

I ftuar “Në kurthin e Piter Panit”, doktori që u kthye në një personazh mjaft të dashur për të gjithë shqiptarët, Pëllumb Pipero ka rrëfyer për jetën e vështirë që ka patur.

Gjatë intervistës,  Pipero ka dalë nga kornizat e mjekut dhe u njohëm me një aspekt personal të jetës së tij, pasi ai ka rrëfyer fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai ka treguar se për shkak se ishin shumë fëmijë është detyruar që të punojë për të ndihmuar sado pak të atin.

“Kur isha i rri punoja me tulla. Për shkak se ishim shumë fëmijë dhe të ardhurat ishin shumë të pakta unë dhe vëllai im ishim të detyruar të punonim në fabrikën e tullave për shumë vite.

Edhe gjatë kohës së fakultetit, ditën shkoja në fakultet dhe në fundjavë shkoja punoja përsëri në fabrikën e tullave. Nuk ka qenë e thjeshtë jeta për ne në atë kohë, kemi kaluar vështirësi të mëdha.

Ne ishim shtatë fëmijë, nëna na kishte vdekur herët kështu që jemi rritur pa nënë dhe isha i detyruar të ndihmoja babain”, tha Pipero mbrëmjen e djeshme në “Kurthin e Piter Pan”.

 

Shtuar 18.05.2021 02:05