Fansat e quajnë Dj Dagz-in tradhtar se nuk doli nga BB VIP, PM ka dy fjalë për mikun e tij

Gjatë spektaklit të së premtes, publiku vendosi që të nxirrte përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” Dj PM dhe Dj Dagz, të cilët kanë luajtur si një lojtar i vetëm.

Teksa ata po dilnin nga shtëpia, Arbana hapi një televotim mes tyre ku publiku duhej që të votonte kë të fuste sërish brenda, duke i ndarë dy shokët. Kur ata shkuan në studion e madhe mësuan se Arbëri ishte votuar që të bëhej sërish pjesë e BB VIP.

Fillimisht ata thanë se nuk do të pranonin që të rihyrin vetëm në shtëpi, por më pas vendosën që të respektonin vendimin e publikut. Të premten Dagz u tha që do hynte por të dilte të nesërmen.

E një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi Arbëri duket se ka vendosur që të mos dalë. Pikërisht për këtë, duket se tani publiku i është kthyer kundër dhe e quan “tradhtar”, pasi nuk e mbajti fjalën.

Për këtë arsye, Pajtimi ka vendosur që të reagojë që t’i dalë në mbështetje mikut të tij, të cilin e konsideron si vëlla.


Shtuar 21.12.2021 14:38