Evi Reçi pozon me rroba banje, komenti i Kledit merr gjithë vëmendjen

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh përflitet për një lidhje me këngëtaren dhe moderatoren Evi Reçi. Fillimisht në rrjet nisën të qarkullonin foto të tyre nga vende të njëjta e më pas intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Mesa duket tani ata nuk fshihen më dhe nuk ngurrojnë ta tregojnë lidhjen në rrjete sociale.

Evi ka publikuar së fundmi në Instagram një foto ku shihet e veshur me bikini blu dhe vëmnendjen e ka marrë komenti i Kledit, i cili shkruan: “Shumëëë mirëëë”, së bashku me disa emoji flakësh. Ndërkohë këngëtarja e ka pëlqyer komentin e tij.


Shtuar 13.08.2022 11:04