“Është ndërtuar që në vitet 1800”, brenda shtëpisë shumë të veçantë së Rita Orës (VIDEO)

Rita Ora së fundmi bëri një turne në shtëpinë e saj komode të epokës viktoriane, që ndodhet në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore, në Architectural Digest, duke shpjeguar se rezidenca e saj mikpritëse ka një të kaluar mjaft të pasur.

“Një nga arsyet kryesore pse e bleva këtë shtëpi ishte për shkak të historisë,” tha këngëtarja në një video në YouTube të 5 tetorit për serinë e tyre Open Door. “Është ndërtuar në vitet 1800, fillimisht në pronësi të një ilustruesi të quajtur Arthur Rackham, një nga artistët e mi të preferuar. Ai bëri të gjithë ilustrimet për Alice in Wonderland, Red Riding Hood. Shtëpia ka shumë energji të mirë”.