“Është dashuruar me këngëtarin”, Argjira i zbulon sekretin Beniadës në mes të emisionit (VIDEO)

Modelja e njohur, Beniada Nishani që tashmë i ka hyrë botës së televizionit ku shumë shpejt do të sjellë dhe një nga projektet e reja së bashku me Agjira Spancën.

E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, vajzat zbualuan disa detaje rreth emisionit të tyre më të ri të quajtur “Trip” ku kanë treguar dhe udhëtimet nëpër qytetet e ndryshme të Shqipërisë që do të vizitojnë.

Beniada dhe Agjira treguan se në një puntatë zgjodhën të vizitonin qytetin e Korçës dhe se kishin kënduar serenata me një djalë i cili i binte kitares. Moderatorja ‘zbuloi’ se modeles i kishte pëlqyer shumë djali në fjalë, madje kishte rënë dhe në ‘dashuri’ me të.

Kjo batutë shkaktoi të qëshura në studio ku Beniada u shpreh se i pëlqejnë shumë njerëzit e talentuar.

Agjira: Benit i pëlqeu këngëtari, Panajoti. Ishte një djalë aty me ne që këndoi serenata…

Beniada; Më pëlqejnë njerëzit që kanë talente që këndojnë që kërcejnë, çunat e rinj gocat e reja

Agjira: Edhe tha Beniada unë u dashurova me Panajotin (qeshin)

Rikujtojmë se Beniada ka vendosur të lërë jetesën e saj në Itali duke zgjedhur kështu që të jetojë në Tiranë, madje modelja ka treguar se tashmë ka marrë dhe një shtëpi me qira.

Beniada Nishani ishte padyshim një nga banoret më të pëlqyera nga publiku gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “BBVIP” ku arriti të shkojë dhe deri në finale por jo vetëm.


Shtuar 26.03.2022 14:56