Enca “turpëron” personazhin publik: Herë tjetër kur të më ngacmosh mos i fshi mesazhet (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet e saj sociale. Në “Instagram”-in e saj mund të gjeni foto e video të shumta, ku nuk mungojnë ato shumë “hot”.

Por së fundmi, Enca e ka marrë vëmendjen me disa postime në “Instastory”, ku tregon se e ka ngacmuar një personazh i njohur.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse, këngëtarja ka vendosur që të tregojë se një i njohur i ekranit e ka ngacmuar në rrjetet sociale. Por Enca kësaj radhe ka vendosur që të mos ia bëjë publik emrin.

Një personazh i njohur e ngacmon në “Instagram”, Enca pyet

Duke qenë se ajo nuk u ka kthyer përgjigje mesazheve të tij, ai i ka fshirë ato. Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’.

Më pas Enca pyet fansat nëse ata kanë dëshirë që të mësojnë emrin e personit në fjalë që i ka shkruar dhe më pas ka fshirë mesazhet.

Edhe pse ndjekësit e saj i kanë thënë “po”, këngëtarja ka vendosur që kësaj radhe të tregohet e mirë. Por ka paralajmëruar se nëse ndodh sërish një gjë e tillë, ajo do e zbulojë edhe emrin.


Shtuar 7.12.2021 11:42