Tomini: Janë aplikuar mbi 85 mijë doza të treta të vaksinës anti-Covid

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se nga 1 nëntori deri më tani janë aplikuar 85545 doza të treta

Gjithashtu, Tomini tha se grupmoshat më të prekura nga Covid-19 janë 55-64 vjeç, ndërsa ndiqen nga grupmosha e re 25-34 vjeç.

“Kemi trend të qëndrueshëm të hasjes së rasteve pozitive të paktën në 4 javët  e fundit, kemi pasur rënie të incidencës gjatë javës së fundit. Incidenca ka qenë më e ulët se në vitin 2020. Në 2 javët e fundit incidenca ka qenë në nivelin 200 rasteve për 100 mijë banorë.

Një vend të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e ka zënë grupmosha 55-64 vjeç me 19% të rasteve e ndjekur nga grupmosha e re 25-34 në nivelin e 17% të rasteve me covid. Nga 1 nëntori ka vijuar rekomandimi dhe zbatimi i hyrjes në fuqi të aplikimit të dozave të treta për popullatën mbi 18+. Për të gjithë popullatën aktualisht janë aplikuar 85 mijë (85545) doza të treta”, tha Tomini./albeu.com

 


Shtuar 7.12.2021 11:39