Emocionuese/Zjarrfikësi i propozon për martesë partneres ditën e diplomimit

Ky është momenti plot emocione kur një zjarrfikës i sapo diplomuar i propozon të dashurës, para shumë të pranishmëve që ishin mbledhur për të parë paradën e të sapo diplomuarve në departamentin e zjarrfikësve.

Ishte departamenti i zjarrfikësve nga Manchester i Anglisë, që shpërndau videon në rrjetin social X të zjarrfikësit të ri të quajtur James, shkruan Daily Mail.

Gjatë paradës ai vendosi që këtë moment ta bëjë edhe më të paharrueshëm, duke i propozuar martesë partneres së tij Melissa.

Kjo ceremoni shënonte përfundimin e kursit disamujor për zjarrfikës, dhe diplomimin si pjesëtari më i ri në këtë departament.

Partnerja e tij as që ishte e vetëdijshme se çfarë e priste, kur partneri i saj iu afrua dhe u gjunjëzua para saj duke mbajtur në dorë unazën.

 


Shtuar 30.04.2024 12:18