Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë, këtë herë për një lajm që lidhet me jetën e saj private.
Sipas informacioneve të siguruara nga Publik.al, këngëtarja dyshohet se është shtatzënë, ndërsa si babai i fëmijës përmendet emri i Elson Bajrakurtaj.
Të lidhura
None found
Elvana ka qenë gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën personale, duke preferuar që vëmendjen ta mbajë te muzika dhe projektet e saj artistike.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar publikun të jetë kurioz për atë që ndodh larg skenës.
Prej vitesh, këngëtarja është ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare, me hite dhe koncerte që e kanë mbajtur vazhdimisht në qendër të vëmendjes.
Deri më tani, Elvana Gjata, nuk ka reaguar publikisht për këto informacione, të cilat mbeten të pakonfirmuara nga vetë artistja./ Piranjat







