Egli Tako për dashurinë: “Kur i dhashë besën, nuk u tërhoqa”; vajza duhet të ndihet “princeshë” në një lidhje

Në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë një rrëfim personal mbi dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet dhe jetën e saj pas Big Brother VIP, duke treguar edhe këndvështrimin që ka sot për botën.

Ajo u ndal te përvoja brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke theksuar se ajo që ndodh aty nuk mund të kuptohet plotësisht nga persona që nuk e kanë jetuar vetë. Sipas Eglit, kur futesh në atë ambient, nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë. Ajo tha se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk u kthye pas, ndonëse e dinte se po përballej me gjykimin e publikut.

Të lidhura

None found

Duke folur për marrëdhëniet në kohët e sotme, Egli u shpreh se njerëzit nuk po dashurojnë më vërtet njëri-tjetrin dhe se mungon dëshira për t’i kushtuar kohë partnerit.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, deklaroi ajo.

Në intervistë, Egli preku gjithashtu materializmin në marrëdhënie, duke folur për djemtë që tentojnë t’i bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të sinqertë.

Ajo shpjegoi edhe arsyen pse vendosi të largohej nga fiziku tepër muskuloz që kishte krijuar në palestër.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, u shpreh Egli.

Sa i përket jetës së saj sentimentale, ajo pranoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, Egli theksoi se nuk do të pranonte një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur.


Shtuar 15.07.2026 18:56

MatbetJojobetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş