Edhe pse jashtë shtëpisë – Luizit dhe Kiarës i dërgohet një dron në Big Brother VIP Albania 3

Luiz Ejlli ka qenë një nga personazhet që mori gjithë vëmendjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai u shndërrua në një fenomen, i cili po vazhdon akoma të jetë në fokus.

Në këtë ditë (1 shkurt), Luizi dhe Kiara Tito kanë bërë një vit që nga dasma që iu organizua në Big dhe nga puthja e parë që dhanë.

Ky moment u shënua nga të gjithë shqiptarët, duke qenë se të dy u bënë shumë të dashur nga publiku.

E pikërisht mëngjesin e ditës së sotme (e enjte), erdhi një dron në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Dhe nuk ishte për banorët aktualë, por për çiftin që vodhi zemrat e të gjithëve.

“Një vit nga puthja më e bukur në botë”, thuhet në dron.

Ky mesazh duket të jetë nga fansat e shumtë të Luizit dhe Kiarës, të cilët pritet po ashtu të bëhen prindër së shpejti.


Shtuar 1.02.2024 16:15

Tags: , , ,