E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare aktori i njohur (FOTO LAJM)

Ylli i “Scouts Guide to the Zombie Apocalypse”, Joey Morgan, ka vdekur në moshën 28-vjeçare. Aktori vdiq të dielën herët në mëngjes por ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i tij në një deklaratë për mediat.

“Joey Morgan ndërroi jetë herët në mëngjes të së dielës. Ishte një tronditje dhe na shkatërroi të gjithë ne që e donim atë. Ai do të na mungojë shumë. Shpresojmë që të gjithë të kuptojnë se sa e dhimbshme është kjo për të afërmit e tij dhe t’i lejojnë ata të pikëllohen privatisht”, tha ai.

Morgan bëri debutimin e tij në aktrim në komedinë Scouts Guide to the Zombie Apocalypse (2015), duke luajtur rolin e Augie Foster, dhe ishte një nga tre aktorët kryesorë së bashku me Tye Sheridan dhe Logan Miller. Një vit më pas ai ishte bashkë-udhëheqës në produksionin meksiko-amerikan Compadres.


Shtuar 22.11.2021 12:00