Leonora Jakupi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Komandant”. Me një kapele të UÇK-së në kokë, këngëtarja iu dedikon tekstin të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kënga të rrënqeth mishin në gjithë elementët e saj, por mediat serbe nuk mendojnë kështu.
“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, shkruhej në pjesën më të madhe të tyre.
Për Leonorën kjo nuk ka qenë aspak problem. Madje me krenari ajo ka mbrojtur punën dhe popullin e saj.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar,” – shkroi ajo.
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së ka reaguar për ngjarjen gjithashtu.
“Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën Komandant,” – shkroi ajo mbi disa fotografi të shkëputura nga artikuj fyes për këngën.
Pas këngës “Komandant”, Leonora Jakupi ka deklaruar se do të sjellë një tjetër këngë me titull “Liria ka emër”. Me siguri me po të njëjtin mesazh të fortë e me po të njëjtin emocion.