E njihni këngëtarin në foto? Humbi bashkëshorten para 12 vjetësh, këngët e dedikuara dhe fjalët e zemrës për të

Fotoja që shihni më lart është e këngëtarit Shaqir Cërvadikur dhe bashkëshortes së tij, e cila ka humbur jetën 12 vite më parë.

Si duket, këngëtari akoma nuk arrin ta pranojë humbjen e bashkëshortes së tij. Ai jo vetëm i ka dedikuar këngë disa muaj pas ndarjes nga jeta por vazhdon edhe sot ta kujtojë si gjënë më të shtrenjtë. “Mbetem vetëm i YTI PËRGJITHMONË”, thotë ai ndër të tjera në një postim në Facebook.

Ja çfarë shkruante ai disa kohë më parë në Facebook:

11 VITE PA GJYSMËN E SHPIRTIT TIM ! Ta përkujtoj njeriun e zemrës dhe shpirtit e kam të vështirë sepse fjalët më duken të pakta e të varfëra për ti thanë gjithë ato që ndjej.

Pa Ty asgjë s’është si ma parë ! Vitet pa Ty s’po i numëroj ma, por kujtimet e çdo ditë shume për Ty sa vijnë e shtohen nga mungesa jote e pakompenzueshme.

Më mungojnë sytë e tu, buzëqeshja, aroma, frymarrja e dashurija jote pakufi. Më mungojnë ato përqafime kur më përcillje e me pritje tek dera e oborrit çdo ditë sa herë që dilja e kthehesha në shtëpi. Sa herë thellohem në detajet e kujtimeve për TY, duke e rikthyer jetën prapa, pafajësisht zemra lotët shpesh më mashtrojnë.

Jam mundue tanë këto vite që dhimbjen për Ty ta kthej në forcë, duke ju përkushtuar sa më shumë fëmijëve e duke ju qëndruar pranë tyre aq sa kam pasur mundësi. Gjithëmonë më motivoje në rrugëtimin tim muzikor dhe ishe vlerësuesja e parë. Ky ishte motiv shtesë që edhe pa Ty mos ta la anash pasionin e shpirtit – kangën e krijimtarinë muzikore që më ka ndihmue ta dua jetën prape dhe të mundohem sado kudo ta kompenzoj mungesën tande përmes artit të kangës me përkrahjën e miqëve.

Falënderoj Zotin që për 25 vite e 25 ditë na ka lanë së bashku me dashuni të pakufishme për njëri tjetrin dhe na ka dhurue tre fëmijë të mrekullueshëm.

Dhashtë Zoti që të jemi prap bashkë në botën tjetër në parajsë(atëherë kur e ka caktue i madhi Zot).

Çdo ditë i lutem Zotit për Ty,prindët,motrën dhe familjarët që nuk janë në kët botë.Zoti ju shpërbleftë.

Mbetem vetëm i YTI PËRGJITHËMONË./albeu.com

Shtuar 14.05.2022 10:23