“E kap Kiarën kollaj”, Luizi: Nuk e harroj. Kristi: Je mësuar me Oltën dhe Armaldon

Luizi nuk e harron komentin që Kristi i ka bërë Kiarës disa kohë më parë, kur i tha asaj se ai e “kap” kollaj Kiarën.

Gjatë debatit që po zhvillohej në verandë, Luizi i tha Kristit se ai mbase i fal gjërat se është belg, por ai nuk i harron kurrë sepse është shqiptar.

Kristi iu kthyeu keq Luizit dhe i tha atij se e “ha të gjallë” dhe se ai është problem më i vogël për të në shtëpi. Ai shtoi se Luizi ka patur gjithmonë përballë Oltën dhe Armaldon dhe se është mësuar me ato, por ai është ndryshe.

Kristi madje tha se Luizi e ka gjetur si justifikim tani komentin që ai ka bërë për Kiarën, sepse ai muhabet ka ndodhur përpara dy muajve.


Shtuar 15.03.2023 22:30