E ka mbajtur sekret prej ditësh, Kylie Jenner është bërë nënë për herë të dytë dhe zbulohet gjinia

Kylie Jenner është zyrtarisht nënë e dy fëmijëve!

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” mirëpriti fëmijën e saj të dytë me Travis Scott dhe ndau lajmin emocionues në Instagram të dielën, më 6 shkurt.

Kylie shkroi, “2/2/22” krahas një fotoje bardh e zi, ku ajo mbante në duart e saj krahun e bebushit.

Ajo nuk e zbuloi emrin e foshnjës, por poshtë fotos kishte përfshirë një ‘emoji’ me zemër blu, duke treguar se ka sjellë në jetë një djalë.

Jenner gjithashtu ndau disa postime në InstaStory ku shihen disa buqeta me lule që u dërguan për të festuar lindjen e djalit të saj, duke përfshirë një nga motra Kim Kardashian dhe katër fëmijët e saj.

“Urime Travis, Kylie dhe Stormi! Ne jemi shumë të emocionuar dhe ju duam shumë. Kim, North, Saint, Chicago dhe Psalm”, shkruhet në urimin e Kim për motrën.

Kujtojmë që Kylie konfirmoi në shtator se ishte në pritje të fëmijës së dytë me Scott në një video 90 sekondash në Instagram që përfundoi me motrën e madhe Stormi, 4, duke puthur barkun e nënës së saj.

Stormi lindi në shkurt të 2018-ës. Kylie mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj të parë, dhe priti të konfirmonte zyrtarisht lajmin pasi solli në jetë vajzën e saj.

 


Shtuar 7.02.2022 10:25