E harroi kaq shpejt Anën? Arsimi shkëmben mesazhe dashurie me Antonelën (FOTO LAJM)

Historia e dashurisë mes Anës dhe Arsimit mori fund vetëm pak kohë pasi u zbulua nga publiku. Për pak javë ata ja dolën të mbanin të fshehtë marrëdhënien e tyre, që u duk se do të zgjaste gjatë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Madje Ana dhe Arsimi nuk u ndanë fare mirë me njëri-tjetrin dhe nuk munguan thumbat mes tyre në rrjete sociale. Ana nuk preferoi të komentonte për ndarjen e tyre të papritur, ndërsa Arsimi tha se ajo donte vëmendje maskimale gjatë gjithë kohës.

Mirëpo Arsimi e ka harruar këtë histori dashurie dhe tashmë i ka hedhur grepat një tjetër konkurrenteje nga “Për’puthen”. Ditët e fundit Arsimi është shfaqur shumë i afërt me Antonelën dhe nuk kanë munguar as mesazhet e dashurisë mes tyre.

Arsimi ka publikuar në Instagram një foto të tij veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza. Foton e tij e ka ndarë në Instagram edhe Antonela, e cila përkrah ka shkruar:

“Zemra ime duket kaq bukur veshur me Dolce & Gabbana”.

Ndërsa Arsimi ja ka kthyer: “Ti je mariuana ime”.

Këto fjalë dhe fotot e videot e tyre në rrjete sociale nuk besojmë të tregojnë se bëhet fjalë vetëm për shoqëri, ndaj presim që dyshja të na sqarojnë si lindi marrëdhënia mes tyre.

 


Shtuar 7.05.2021 08:55