Policia vret 25 persona gjatë një operacioni anti-drogë në Brazil

25 persona, përfshirë dhe një officer policie, janë vrarë gjatëe një operacioni anti-drogë në një lagje të varfër të Rio de Zhaneros, sipas policisë së Brazilit. Kjo ka ndodhur pavarësisht një urdhri të Gjykatës së Lartë që ndalon operacione të tilla përveç në rrethana “absolutisht të jashtëzakonshme” gjatë pandemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe studiuesit akademikë thonë se sulmi i kritikuar gjerësisht në Jacarezinho favela ishte ndër operacionet më vdekjeprurëse në historinë e Rio de Janeiro, një shtet ku vetëm në vitin 2020  policia ka vrarë 1,239 persona, inforomon albeu.com

Në një konferencë për shtyp të enjten vonë, një zëdhënës i Policisë Civile Rio de Janeiro tha se qëllimi i operacionit ishte të parandalonte trafikantët e drogës që të detyronin të miturit të bashkoheshin me bandat.

Bastisja çoi në arrestimin e 6 personave dhe sekuestrimin e 20 armëve dhe drogë.

Drejtori i Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Specializuar, Filipe Curi tha se 24 nga të vrarët ishin kriminelë dhe shpërndarës droge që u përpoqën të vrisnin oficerët e policisë, megjithëse ai nuk ofroi prova për ta mbështetur këtë pretendim dhe as informacion mbi përpjekjet e policisë për t’i arrestuar ata./albeu.com


Shtuar 7.05.2021 08:56