Dasma e Kiares dhe Luizit, kush ishin “krushqit” që nuk morën pjesë

Vijojnë të nxehen gjakrat mes lojtarëve në “shtëpinë” më të famshme në Shqipëri. Ndëkrohë që Luizi dhe Kiara shkëmbyen puthjen e parë në buzë mes tyre gjatë ceremonisë “martesore”, Dea Mishel dhe Amos Zaharia bojkotuan “dasmën”.

Mëdje në një moment Amos uron që të marrë flakë ai, ndërkohë që Luizi po digjte shaminë e “beqarisë”.

Por grupit të Amosit dhe deas i janë bashkuar edhe Olta Gixhari, Xhonatan Islami dhe Krist Dragoi, të cilëve nuk iu ka interesuar aspak dasma brenda shtëpisë.

Mesa duket lufta mes lojtarëve do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vijim. Ndërkohë që duhet theksuar që “fenomeni” Luiz tashmë ëhstë bërë temë diskutimi në ccdo shtëpi apo kafene në vend.


Shtuar 1.02.2023 21:36