“Dance” në Klan dhe TCh “kokë më kokë”/ Zbulohen VIP-at që do konkurrojnë, surprizuese lëvizja e Valbona Selimllarit

Shtatori është afër dhe televizionet e kanë bërë gati tashmë programacionin ku një sërë formatesh të reja do të vijnë për publikun. Kanë nisur të zbulohen edhe emrat e parë të konkurrentëve të tjerë të “Dancing with the stars”, spektaklit që do drejtohet nga Bora Zemani.

Veç Donaldit, Konkurrentë do të jetë edhe Ardit Çuni, por emra të tjerë të përfolur janë edhe Vlashent Sata, Ronela Hajati, Dj Pm, Beniada Nishani.

Ori dhe Isli do largohen nga “Wake up” dhe teksa Ori do marrë drejtimin e “Përputhen”, Isli do të jetë pjesë e “Dancing with the stars”, por është e paqartë nëse do të jetë pjesëmarrës si konkurrent apo si prezantues në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët).

Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq. Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.

Nga ana tjetër, me shumë interes pritet edhe kasta e personazheve të “Dance with me”, që këtë vit do të ketë edhe njerëz nga fusha e biznesit.

Ndër të tjerë, Rudina Magjistari është ftuar të marrë pjesë në këtë format, por edhe Marina Vjollca e Anxhela Peristeri. Të dyja formatet do të jenë “kokë më kokë” për të mbajtur publikun mbërthyer.

E pyetur për ethet e konkurrencës, Alketa Vejsiu u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu, ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira, i jap dorën”, u shpreh Vejsiu.

Ndërkohë që Klan është në bisedime për të marrë Kledi Kadiun si kryetar jurie, por edhe Klaudia Pepën. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ndryshime do të ketë edhe në emisionet e tjera të këtij kanali, që do të përpiqen të sjellin një frymë të re, ndryshe nga emisionet tradicionale që kanë pasur prej vitesh.