Dalin pamjet nga dasma VIP e Eliona Pitarkës, zbulohet për herë të parë partneri që “fshihte” (FOTO LAJM)

Eliona Pitarka kurorëzoi mbrëmjen e djeshme në martesë dashurinë e saj me partnerin. 22 Marsi është dita kur ka lindur bija e tyre, Gala, e cila bën një vjeç. Eliona ka mbledhur në ceremoni personazhe të shumtë publikë.

Ndërkohë kanë dalë dhe pamjet e para nga ceremonia. Ka qenë vetë Eliona e cila ka ndarë një video duke zbuluar se sa bukur duket si një nuse. Ajo ka zbuluar gjithashtu për herë të parë dhe partnerin, të cilin e kishte mbajtur jashtë vëmendjes së mediave.

Të pranishmit në dasmë kanë publikuar disa momente teksa çifti kërcen së bashku. Nuk kanë munguar as kolegët e saj te Klanifornia, të cilët kanë ndarë në rrjete sociale pak momente në dasmë.

Të pranishmit në dasmë kanë publikuar disa momente teksa çifti kërcen së bashku. Nuk kanë munguar as kolegët e saj te Klanifornia, Behar Mera, Olsi Bylyku me të dashurën e tij, Visjan Ukcenaj, Delinda Disha, Orinda Huta dhe Tursjan Hysko, Jul Deda dhe shumë të tjerë.


Shtuar 23.03.2022 08:34