Ashtu siç edhe kishin lajmëruar, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë ddy dite me pare “Po” njëri-tjetrit përmes një ceremonie tepër të veçantë e private. Pas romancës 17 vjeçare, çifti i famshëm kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Dasma u zhvillua në ambientet e një anijeje në Vlorë me miq e njerëz të afërt të dyshes. Rezarta ka ndarë pamjet e para nga kjo ditë e shënuar për të, protagoniste e së cilës ishte edhe vajza e tyre Hera.
Rezrta ka publikuar pak momente më parë fotot e pakta nga ceremonia ku shfaqet me fustanin e bardhë shumë elegant dhe vello, por patjetër bie në sy edhe unaza e martesës që Ermali i ka dhuruar. Ajo ka treguar gjithmone se e dashuron çmendurisht Ermalin dhe ne postimin e dasmes se tyre nuk mund te mungonin fjalet me romantike:
“Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi sebashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone…”, shkruan Rezarta Shkurta.
Një unazë si e saj kushton rreth 20 mijë euro.