Chiara Ferragni dhe Fedez i japin fund martesës!

Chiara Ferragni dhe Fedez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi kurorëzuan lidhjen e tyre më 2018 në Sicili para miqve dhe familjarëve, sipas corriere.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria, e cila erdhi në jetë më 23 mars 2021. Ajo që ndezi shkëndijën mes të dyve ishte kënga nga Fedez dhe J-Ax, hit i verës 2016. Kështu të dy filluan të njiheshin me njëri-tjetrin dhe më pas filluan të takoheshin.

Fotot e para publike të çiftit janë të shtatorit 2016, ku të dy u ‘kapën mat’ në një darkë në Milano, ku jetonte influencia. Një muaj më vonë, dyshja ndau foton e parë në rrjetet sociale. Ndërsa së fundmi, dyshja nuk ka ndarë asnjë foto në rrjetet sociale.


Shtuar 23.02.2024 14:03