Brit Awards: Dua Lipa si Amy Winehouse, rrëmbeu qendrën e vëmendjes (FOTO LAJM)

Dua Lipa sigurohet t’i kthejë të gjithë sytë nga vetja në çdo event dhe kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në “Brit Awards”. Dua u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të verdhë me tyl lejla, kombinuar me geta të zezë, këpucë të larta dhe flokët e gufuara, një stil tipik i Amy Winehouse.

Edhe në këtë event Dua arriti të merrte çmimet më të rëndësishme për albumin e saj “Future Nostalgia”. Këngëtarja u vlerësua me çmimet  “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë”.

Në fjalimin e fitores Dua u shpreh shumë e lumtur dhe falenderoi bashkëpunëtorët e saj.

Nuk mungoi dhe një performancë nga këngëtarja në fillim të shfaqjes, që sigurisht e elektrizoi skenën.

Shtuar 12.05.2021 12:05