Ibra mbyll sezonin me Milanin, mëndja te Kampionati Evropian

Gazetari Adriano Del Monte ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter se Zlatan Ibrahimovic do t’i humbasë tri ndeshjet e ardhshme me Milanin.

‘Rossonerët’ janë në garë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve dhe lëndimi i suedezit do të jetë një mungesë e madhe.

Ibrahimvoci është golashënuesi më i mirë te Milani këtë sezon, ku ka regjistruar 15 gola dhe dy asistime në Serie A.

Sulmuesi tani po kërkon që të punojë në rikthimin e tij për Kampionatin Evropian, i cili fillon më 11 qershor.

Ndeshjen e parë Suedia do ta luajë ndaj Spanjës, më 14 qershor.


Shtuar 12.05.2021 12:44