Brenda super festës së bardhë dhe të “çmendur”, sa vjeç mbushi Roza Lati (VIDEO)

Në orët e para të ditës së sotme, Roza Lati ka ndarë në llogarinë e saj një pjesë të festës nga ditëlindja e këtij viti. Roza ka festuar 33 vjetorin mes miqve më të ngushtë me një kod veshje që i ka bërë të gjithë të kombinohen në nuancat e të bardhës së bashku me të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roza Lati (@roza_lati)

Në një postim të disa orëve më parë, Roza i ka dedikuar ca fjalë edhe vetes këtë vit. “13 QERSHOR.
Rilindje. Prap 23. Normal. E bekuar. Mbushur me dashni. Pozitive. Zemer plote. Qellime te realizuara. S’ndalova kurre. Shume pune prap perpara. E dashur. Pak mistrece. Paaaak kjo e fundit. Ama Shpirt paster. Duar-paster. Dhe gjithmone GATI.
Faleminderit o Roz qe s’me le kurre ne balte. Kurre”, ka shkruar ajo.


Shtuar 14.06.2021 10:21