Liroi të fortët nga qelia, sa vite burg kërkon SPAK për ish-gjyqtaren e Krujës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Kujtojmë se gjatë operacionit për arrestimin e Enkelejda Hoxhës u arrestuan edhe persona të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit ku liroheshin të fortët.

Për këto SPAK ka kërkuar edhe 4 vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhynte për ndryshimin e vendimit dhe 3 vite burg për Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Hoxha akuzohet për korrupsion duke liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.  Pas arrestimit ajo ka bërë plot 8 herë kërkesë për lirim dhe heqje arresti me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, por GJKKO i ka refuzuar të gjitha kërkesat./albeu.com

 


Shtuar 2.12.2021 16:17