“Boom boom”, çfarë po ndodh mes Fifit dhe ish-bashkëshortit të Adrola Dushit (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Fifi është një nga personazhet më të komentuar të momentit në mediat rozë. Që nga momenti kur la shtëpinë e “Big Brother Vip”, ajo është rikthyer në muzikë me projekte të reja.

Pas publikimit të këngës “Diell”, artistja është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Fifi ka publikuar një foto me i ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi, Adis Patushin.

“Adis Patushi çfarë dua unë me ty”, ka shkruar ajo krahas imazhit, në të cilin shihen shumë të afërt.

Adisi ka ripublikuar foton duke shkruar: “Boom Boom”, por asgjë më tepër dhe kureshtja e ndjekësve është shtuar akoma më shumë.

Shtuar 19.01.2022 16:23