Bebe Rexha pranon se është biseksuale: Kam dalë me vajza të famshme!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ka folur hapur mbi orientimin e saj seksual dhe ka treguar se ka dalë dhe ka rënë në dashuri me vajza në të kaluarën. Në një intervistë me revistën “Gay Times”, autorja e hitit “Baby, I’m Jealous” foli për lidhjen e veçantë me shumë adhurues të saj LGBTQ +, veçanërisht pasi edhe ajo vetë është anëtare e komunitetit.

A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”.-tha Bebe.

Sipas saj, tërheqja seksuale bazohet tek kush e inspiron në një kohë të caktuar. “E vetmja gjë që do të them,” shton ajo, “është se kur jam në një lidhje me një vajzë, është thjesht shumë emocionuese. E kuptoj plotësisht pse disa njerëz preferojnë ta etiketojnë veten “gay”, “bi” ose “straight”; por për mua të kuptuarit se kush më tërheq romantikisht ka qenë si një udhëtim i gjatë. Është kaq e vështirë sepse të gjithë duan t’i vendosin njerëzit brenda kornizave të caktuara, por mua nuk më pëlqen kornizimi!”

Kjo nuk është hera e parë që Rexha flet për orientimin e saj seksual. Vitin e kaluar në një intervistë ajo u shpreh: “Unë thjesht dua të gjej dikë që ta dua dhe që të më dojë – dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë. ” Bebe shkroi në shkurt në Twitter: “Unë do t’u jap komunitetit LGBTQ+ gjithçka që duan në këtë këngë.” , referuar këngës “Sacrifice”. Ajo tregoi se për këtë këngë u frymëzua nga shoku i saj më i mirë, stilisti Wilford Lenov, i cili është homoseksual.


Shtuar 6.05.2021 10:11