Bebe Rexha feston ditëlindjen dhe Rita Ora i bëri urimin më të veçantë (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, Bebe Rexha feston 32-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja ka marrë mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt, miq dhe fansa të saj. Mes urimeve nuk mungoi as ai i artistes tjetër shqiptare, Rita Ora.

Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto me Beben dhe përkrah saj shkruan: “Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kalosh ditën më të bukur”.

Bebe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Ritën. Madje jo vetëm me të, por me të gjitha vajzat shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare.


Shtuar 30.08.2021 11:14