Do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Flet për herë të parë Tea Trifoni (FOTO LAJM)

“Big Brother VIP” starton së shpejti dhe të gjithë janë kurioz për fytyrat publike që do të jenë pjesë e këtij show.

Menjëherë pas lajmit, aludimet dhe emrat e parë të këtyre personazheve filluan të bëhen mediatike dhe njëri prej tyre ishte edhe Tea Trifoni, ish-konkurrente e “Përputhen” që u bë dhe një ndër më të komentuarat në ekran.

Mirëpo, si qëndron e vërteta?

E pyetur nga fansat në Instagram, Tea tregoi se ajo nuk do të marrë pjesë dhe lajmi është nxjerrë nga portalet.

“Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”, shkruan ish-konkurrentja.

Së fundmi u përfol se edhe Shqipja do të ishte pjesë, e cila po ashtu ka mohuar vërtetësinë e raportimeve.


Shtuar 21.05.2021 10:25