Banorët e Ferma Vip nisin thashethemet: Ne jemi më të zgjuar se ata…

Bashkëjetesa me natyrën, i ka bërë më të lidhur fermerët Vip me bimësinë. Teksa kanë qenë në verandë, fermerët kanë ndarë mendime të ndryshme për disa lule, që ndodhen rreth oborrit.

Në një moment, Valeri merr iniciativën me një kazëm në dorë për të mbjellë disa lule afër shtëpisë së tyre, ndërsa në verandë, ngelen vetëm Niko dhe Gloria, të cilët kanë nisur thashethemet e para për banorët, të cilat mund të kthehen më vonë edhe në intriga apo strategji për vijimësinë e tyre në fermën më të famshme të momentit.

Pjesë nga biseda:

Gloria: Jemi ne të dy, që jemi kokrra e idiotëve, pastaj vijojnë me ata…

Niko: Të gjithë po bëjnë diçka, përveç nesh

Gloria: Kjo nuk na bën më idiotë se ata

Niko: Jo o zemër, na bën më të zgjuar sepse nuk humbim energjinë kot. Sot në darkë si do flasim? Kush do rrijë deri në orën 7 zgjuar?


Shtuar 23.03.2024 19:44

Tags: