Atdheu doli çift me Sarën për t’u hakmarrë ndaj Gelianit? Sindi dhe Antonela me akuza

Më herët këtë javë Sara dhe Atdheu dolën bashkë nga Për’puthen për të vijuar njohjen jashtë emisionit. Ky vendim habiti ndjekësit jo pak, teksa skenaret rreth kësaj lëvizjeje janë të  ndryshme. Një ndër ta është se Atdheu po përdor Sarën dhe doli me të për të marrë hak ndaj Gelianit. Kjo u nënkuptua ditën e sotme nga Antonela dhe u forcua edhe më tej nga Sindi. Kjo e fundit deklaroi dje se Atdheu u rikthye në emision për “të nxjerrë fytyrën e vërtetë” të shumë konkurrentëve, mes të cilëve edhe Sarës. Ndërkohë, sot ajo falenderoi publikisht Atdheun dhe i bëri edhe një premtim, duke thënë se do jetë pranë tij deri në fund të jetës.

“Doja të thoja diçka. Se u tha edhe dje që Atdheu doli me Sarën për të marrë hak ndaj Gelianit për mua. Nëse e ka bërë vërtet këtë gjë, dua ta falenderoj dhe t’i them se do më ketë pranë gjithmonë, ashtu siç më ka thënë edhe ai se do jetë pranë meje deri në fund të jetës”- u shpreh Sindi.

Sindi dhe Atdheu krijuan miqësi shumë të fortë pas largimit të tij nga emisioni. Kështu, nisur nga marrëdhënia e tyre aludohet se Atdheu është hakmarrë ndaj Gelianit. Ky i fundit realizoi një takim me Sindin në të cilën dukeshin shumë të afërt. Mirëpo, më pas ai u deklarua për Sarën. E kur nuk e priste kjo e fundit e la për Atdheun.

Shtuar 14.05.2021 19:16