Blindohet Elbasani, agjentë e oficerë postblloqe në zonën ku u vra Everest Çako

Forca të shumta policore kanë ‘blinduar’ qytetin e Elbasanit pasditen e sotme.

Mësohet se dhjetëra agjentë e oficerë janë në terren, ndërsa janë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Elbasanit, në afërsi të vendit ku u ekzekutua 41-vjeçari Everest Çaka, ku po ushtrohen kontrolle të automjeteve.

Grupi hetimor ka ngritur disa pista për ekzekutimin e 41 vjeçarit, atë të hakmarrjes, larjeve të hesapeve mes bandave si dhe prishje e pazareve të drogës.

Më herët, viktimës i është vrarë një nga vëllezërit në Barcelonë dhe kushëriri i parë në Belgjikë, Ardit (Arjan) Spahiu, i cili ishte vëllai i kunatit të Erion Alibejt, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.

Kujtojmë se Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

 

Shtuar 14.05.2021 19:12