Armina Mevlani shuan kuriozitetin: Si është si vjehërr Sali Berisha? (FOTO LAJM)

Armina Mevlani ka zgjedhur që të jetë e sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram dhe shpesh u përgjigjet atyre në “ask me”.

Kështu ka bërë edhe këtë herë teksa dikush e ka pyetur se si është si vjehërr Sali Berisha.

Prej vitesh Armina është në një lidhje me djalin e tij, Shkëlzen Berisha, e mesa duket marrëdhënia me ish-Kryeministrin është shumë e mirë.

“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin etj”. – Ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se kjo gjë i pëlqen në komunikimin me Sali Berishën.

Shtuar 24.04.2021 09:39