Arteta pas humbjes me Evertonin: Është e papranueshme

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta ka reaguar pas ndeshjes ndaj Evertonit.

Arsenali humbi ndeshjen në Emirates nga Evertoni, pas një gabimi të portierit, Bernd Leno.  Pas ndeshjes, Mikel Arteta deklaroi se nuk kishte folur me Lenon, por këto humbje dhe këto paraqitje që po bën Arsenali janë të papranueshme. Kjo ishte humbja e nëntë në “Emirates”, rekordi më i keq në 90 vitet e fundit.

“Është shumë dëmtuese për vetëbesimin, sepse në dy ndeshjet e fundit humbëm pesë pikë.Është e papranueshme, e tmerrshme, por duhet të analizojmë ndeshjen dhe të shikojmë përpara”, tha Arteta.

“Duhej të ishte një rezultat tjetër, por duhet të pushojmë dhe të fokusohemi. Ne e dimë çfarë do të thotë për ne dhe çfarë pasoja do të ketë për ne në fund të sezonit”, përfundoi Mikel Arteta.


Shtuar 24.04.2021 09:43

Tags: ,