Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Influenceri i njohur, Andrew Tate bëri një deklaratë befasuese përmes një postimi në X, përmes së cilit deklaroi se kishte anuluar një takim me një vajzë pasi donte të kalonte kohë me qenin e tij.

Ai krahas bashkangjitur këtij postimi, publikoi edhe një video ku qëndronte ulur në divan dhe kalonte kohë me qenin.

“Anulova një takim me një vajzë pasi doja të kaloja kohë me qenin tim dhe ajo mendoi se po gjeja justifikime. Nuk është e vërtetë”, shkroi Tate në postimin që është shikuar më shumë se 4 milionë herë.

“Me qejfin më të madh do të dilja në takim me të. Por a jam gabim që dua të çmojë qenin tim me një vajzë që as nuk e kam takuar kurrë? Nuk më intereson të dalë me ty, thjesht prit!”, theksoi mes tjerash influenceri i njohur.

Kujtojmë se në muajin mars Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan sërish në Bukuresht të Rumanisë për shkak të akuzave të reja për dhunë seksuale dhe u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur.

Arrestimi i tij kishte zgjuar vëmendjen e medieve të shumta botërore.

 


Shtuar 23.04.2024 15:48