Aktor dhe pedagog, kush është banori i ri që hyri në “Big Brother” me kërkesa të çuditshme (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme shtëpisë më të famshme në Shqipëri i është bashkuar një banor i ri. Ai është Igli Zarka, aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës.

Në klipin e tij prezantues, Zarka duket se ka vetëm një kërkesë për “Vëllain e Madh”: “Brenda shtëpisë të ruajë dinjitetin!”.

“Mendoj se situatën brenda shtëpisë do ti menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungoj qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, dëgjohet të thotë në klipin prezantues.

Karakteri i tij pritet që t’i trazojë pak ujërat mes banorëve në atë shtëpi. Ndërkohë sapo hyri brenda shtëpisë së “Big Brother” ai bëri edhe një kërkesë të pazakontë.

Ai kërkoi që të flinte në divan dhe jo në dhomën e gjumit si të gjithë banorët.


Shtuar 3.11.2021 09:25