Agon Amiga surprizon me lëvizjen, artisti na prezanton me vogëlushen e tij, Emma

Reperi shqiptar, Agon Amiga për herë të parë na ka prezantuar me vogëlushen e tij, Emma.

Në një postim të ndarë së fundmi në Instagramin e tij, artisti publikoi një foto teksa mban në duar vogëlushen Emma.

Të lidhura

None found

Në foton e publikuar ku duket qartazi portreti i vajzës, lehtësisht dallohet ngjashmëria e Emmës me babanë e saj, Agon Amiga.

Vitet e fundit Agon Amiga ka qenë pasiv në rrjet si dhe në muzikë, ndërsa së fundi ka zgjedhur të publikojë momente të ngrohtra krah njerëzve të tij të zemrës.

Agon Amiga, prej vitesh ka qenë pjesë e grupit muzikor “Babastars”, por së fundmi artisti ka qenë tërhequr nga daljet publike, postimet si dhe krijmi i projekteve muzikore.


Shtuar 28.04.2026 20:40