“A luan ende basketboll?”, Rudina Hajdari rikujton jetën në Amerikë, flet për vështirësitë

Politikania, Rudina Hajdari aktualisht po shijon pushimet në Jug të Shqipërisë. Gjatë kësaj, ajo i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe padyshim ato kanë qenë nga më të ndryshmet.

Ndër të tjera, Hajdari ka zbuluar edhe detaje nga jeta e saj private.

E pyetur nëse luan akoma basketboll, ajo ka thënë: “Momentin që ika në Amerikë e pashë që ishte sport serioz”.

Më tej, e pyetur se çfarë i ka mësuar Amerika gjatë kohës që ka studiuar atje, Hajdari është shprehur:

“Jam munduar ti marr me te miren, te jem vetvetja. Amerika nuk eshte e lehte por te ben te jesh njeri punetor dhe te besosh te meritokracia.Te jesh nje njeri me kembe ne toke dhe te kuptosh qe liria jote vlen deri aty ku i shkelet drejta tjetri.”

t”