Një shtetas nga Gjeorgjia u mbyt dje në Liqenin e Ohrit, në afërsi të Pestanit, bëri të ditur sot SPB Ohër.
Të lidhura
None found
Njoftimi për një burrë të nxjerrë nga ujërat pranë Pestanit mbërriti në SPB Ohër dje, në orën 14:32. Ekipi i Shërbimeve të Emergjencës Mjekësore ndërhyri duke tentuar ta ringjallte, por pak më vonë konstatoi vdekjen e tij.
Nga të dhënat e bëra publike rezulton se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur dëmtime të dukshme.
Veprimet fillestare hetimore identifikuan viktimën si B.D., 46 vjeç, nga Gjeorgjia. Pas inspektimit, me urdhër të prokurorit publik, trupi u dërgua për autopsi.
Ndërkohë, Policia Shtetërore e Ohrit mori këtë mëngjes, në orën 5:45, një tjetër denoncim, këtë herë për zhdukjen e një 15-vjeçareje nga Ohri.
Zhdukja u raportua nga babai i saj 57-vjeçar, N.J., i cili deklaroi se vajza e mitur, K.J., ishte larguar nga banesa dje rreth orës 16:00. Policia Shtetërore e Ohrit njoftoi se po ndërmerren masa për ta gjetur atë.
