Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme (07/08.07.2026), në disa pika të ndryshme të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPV Shkup kanë arrestuar G.A. (25), M.R. (23), A.F. (36), Lj.M. (18) dhe S.S. (25), të gjithë banorë të Shkupit.
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, te këta persona janë gjetur dhe sekuestruar lëndë ngjyrë kafe, lëndë në formë pluhuri, marihuanë, si dhe një mulli me mbetje marihuane.
Po ashtu, MPB njoftoi se më 07.07.2026, në orën 23:10, në lokacione të ndryshme në Manastir, efektivët e policisë nga SPV Manastir kanë privuar nga liria F.F. (32) dhe M.I. (33), të dy nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit iu gjet marihuanë.
Në përfundim, nga MPB theksuan se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të dorëzohen kallëzimet përkatëse.
