Shpërthim i fuqishëm në Serbi, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Një fabrikë në Serbi është përfshirë nga flakët pas një shëprthimi të fuqishëm, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë një punonjës dhe janë plagosur katër të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc, ndërsa të plagosurit janë dërguar nën kujdesin mjekësor.

Të lidhura

None found

Sipas mediave serbe pas shpërthimit, shkaku i të cilit është ende i paditur, fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme të mëtejshme.


Shtuar 16.01.2024 12:45