Nxënësit në Maqedoninë e Veriut mund të kalojnë në një model të ri shkollor, ku dita mësimore do të nisë në orën 8:00 dhe do të përfundojë në 16:30. Koncepti parashikon zhvillimin e mësimit në një ndërresë dhe qëndrimin gjithëditor në shkollë.
Të lidhura
None found
Programi do të përfshijë jo vetëm mësimet e zakonshme, por edhe veprimtari ndërvepruese, sport, seksione të ndryshme dhe gjuhë të huaja. Gjithashtu, në shkollë do të ketë hapësirë që nxënësit t’i kryejnë detyrat e shtëpisë.
Strategjia e ministrisë synon që pjesa më e madhe e obligimeve shkollore të përfundohet gjatë ditës, në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me detyra pasi të kthehen në shtëpi.
Kështu, pasditet mund t’u mbeten për të kaluar kohë me familjen, për t’u çlodhur dhe për t’u marrë me interesat e tyre personale.
Sipas paralajmërimeve, modeli mund të përmirësojë rezultatet në arsim dhe të krijojë një ditë shkollore më të strukturuar. Zbatimi, megjithatë, do të varet edhe nga kushtet që kanë shkollat. (INA)






