Dogana në pikën kufitare të Tabanocit, në kufirin me Serbinë, ka zbuluar dhe sekuestruar marihuanë, amfetaminë dhe vaj kanabisi të kombinuar. Substancat narkotike u gjetën te një shtetas gjerman, i cili i kishte paketuar në mënyrë hermetike dhe i kishte paraqitur si karamele xhelatine.
Të lidhura
None found
Kontrolli zbuloi gjithashtu një peshore të vogël, ndërsa amfetamina ishte ndarë në disa pako dhe ishte fshehur në formën e kapsulave. Pas ekspertizës së urdhëruar nga prokurori, e cila konfirmoi përbërjen e lëndëve, ndaj shtetasit gjerman u ngrit kallëzim penal për tregti me drogë.
Veprimet për zbulimin, kontrollin dhe verifikimin e lëndëve narkotike janë regjistruar nga kamerat trupore, të dhuruara Drejtorisë së Doganave nga Ministria e Drejtësisë e SHBA-ve.







