Alen Vukaj spikat në Itali: 2 gola me Interin para 3 ditësh dhe sot debutimi në Champions League për të rinj

Alen Vukaj bëri sot paraqitjen e tij të parë në UEFA Youth League, kompeticioni që njihet si Champions League për të rinj. Sulmuesi shqiptar debutoi përballë Club Brugge, vetëm 3 ditë pasi realizoi 2 gola ndaj Como-s me Inter U20 në Primavera, kampionatin italian të të rinjve.

Të lidhura

None found

Në sfidën që u mbyll me barazimin 1 – 1, 18-vjeçari u aktivizua si titullar dhe qëndroi në lojë për 83 minuta. Ecuria e talentit të Shqipërisë U19 ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave italiane.

Një shkrim të posaçëm për Vukajn ka publikuar “Gazzetta Regionale”. I lindur në Leçe të Italisë më 22 janar të vitit 2008, ai u bë pjesë e ekipeve të moshave të Interit në vitin 2023.

Kulmi i deritanishëm i rrugëtimit të tij me të rinjtë zikaltër mbetet finalja e kampionatit U18 kundër Bologna-s, e luajtur më 13 qershor të këtij viti. Rezultati 0 – 0 nuk ndryshoi as gjatë kohës së rregullt dhe as në shtesa, duke bërë që titulli të vendosej nga goditjet e penalltive.

Vukaj mori përsipër penalltinë e fundit dhe e shndërroi në gol. Goditja e tij rezultoi përcaktuese për triumfin në kampionat, në përfundim të një finaleje plot emocione.