Pesë persona janë arrestuar nga zyrtarët policorë të SPB Shkup në lidhje me dy vepra penale të denoncuara më 09.08.2026, bëri të ditur MPB Maqedoni.
Të lidhura
None found
Në bashkëpunim me SPB Tetovë, policia ndaloi J.J. (24), A.O. (22) dhe A.A. (24), që të tre nga Gostivari. Ata dyshohen se më 09.08.2026, rreth orës 04:00, në afërsi të parkut të qytetit në Shkup, kanë sulmuar V.O. (23) nga Austria dhe kanë tentuar t’i marrin para e sende personale. Gjatë sulmit, njëri prej tyre ka shkaktuar prerje.
MPB njoftoi se është sqaruar gjithashtu grabitja e kryer më 09.08.2026 në sheshin “Maqedonia” në Shkup, në dëm të Sh.S. Sipas denoncimit, atij i është marrë një çantë ku kishte dokumente dhe para.
Pas pranimit të denoncimit, policët e Stacionit Qendër dhe Bit Pazar nisën menjëherë masat dhe veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat, nga liria u privuan A.A. (18) dhe A.S. (19), të dy nga Shkupi. Nga MPB thanë se, pasi rastet të dokumentohen, do të përpilohen raportet përkatëse.
