OBRM-PDUKM-ja pretendon se Filipçe dhe qeveria e drejtuar nga partia e saj kanë marrë prej vitesh raporte nga institucionet shtetërore, të cilat dëshmonin se uji në Gostivar nuk ishte i përshtatshëm për pije. Sipas kësaj partie, këto të dhëna janë mbajtur të fshehta dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e problemit.
Të lidhura
None found
Partia vlerëson se situata aktuale nuk është një zhvillim i kohëve të fundit, por rezultati i neglizhencës së autoriteteve lokale gjatë dekadave.
OBRM-PDUKM-ja thotë se Filipçe, BDI-ja dhe partia e Taravarit duhej të reagonin menjëherë dhe ta trajtonin çështjen me seriozitet. Megjithatë, sipas tyre, paaftësia e këtyre subjekteve bëri që qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja të siguronte ujë teknik në kohë rekord, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm në shishe po vijon çdo ditë.
“Prokuroria Publike duhet të hetojë heshtjen e Filipçes dhe qeverisë së LSD-së, e cila lejoi që banorët e Gostivarit të helmoheshin për vite me radhë, pa e ditur shkakun e sëmundjeve të tyre”, deklaroi Martin Andonovski nga OBRM-PDUKM.
