Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen Taftalixhe të Shkupit, njoftojnë autoritetet.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 02:50. Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka shpërthyer në një “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të personit me inicialet Gj.R., në territorin e komunës së Karposhit.
Si pasojë, janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera: një “Volkswagen Touran” në pronësi të D.M. dhe një “SangYong” në pronësi të S.S., si dhe një objekt afarist në pronësi të G.L.
