Nismë nga Kroacia dërgon në Parlamentin Evropian kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Një iniciativë studentore e nisur në Kroaci synon ta çojë në nivel ndërkombëtar debatin e ndezur për të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e adresuar çështjen drejtpërdrejt në Parlamentin Evropian (PE).

Siç përcjell INA, studenti Zijahudin Elezi, së bashku me Rinor Bugujevcin, kryetar i Klubit të të Rinjve Shqiptarë në Kroaci, kanë bërë të ditur se shqetësimet e studentëve shqiptarë i kanë paraqitur zyrtarisht përmes një letre dërguar eurodeputetit të njohur kroat, Davor Ivo Stier.

Të lidhura

None found

Kjo lëvizje vjen pas ngërçit që prej disa muajsh vazhdon në Shkup, ku studentët e drejtësisë këmbëngulin në kërkesën e tyre për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Ata e cilësojnë këtë si një të drejtë legjitime, që mbështetet si në statusin kushtetues të gjuhës, ashtu edhe në standardet ndërkombëtare.

Në letrën dërguar eurodeputetit Stier, aktivistët kanë renditur pengesat dhe diskriminimin e pretenduar me të cilat, sipas tyre, përballen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në proceset profesionale shtetërore. Përfaqësuesit e kësaj nisme kanë deklaruar se shqiptarët e bashkuar nga të gjitha anët e botës do të angazhohen që ky zë të dëgjohet në çdo institucion ndërkombëtar, duke theksuar se politika mund t’i injorojë, por nuk do të mund t’i heshtë në përpjekjen për realizimin e të drejtave që u takojnë.

Çështja e provimit të shtetit në gjuhën amtare vijon të mbetet ndër temat më të ndjeshme për opinionin publik shqiptar, pasi lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të dispozitave kushtetuese në RMV.

Klubi i të Rinjve Shqiptarë në Kroaci ka njoftuar se letra e parë drejtuar eurodeputetëve përbën vetëm hapin fillestar të një angazhimi më të gjerë diplomatik. Ndërkohë, tashmë janë planifikuar takime të drejtpërdrejta në Bruksel, ku përveç drejtuesve të Klubit, edhe studenti Zijahudin Elezi do të paraqesë qëndrimet dhe kërkesat e studentëve nga Maqedonia e Veriut.

Përmes këtij sensibilizimi synohet që institucionet evropiane të shtojnë presionin ndaj Shkupit zyrtar, me qëllim që të drejtat gjuhësore të trajtohen në përputhje me standardet evropiane për pakicat dhe me konventat për të drejtat e njeriut. /INA/


Shtuar 24.06.2026 14:20

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingcasibomjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş